Përsa i përket kësaj çështjeje në punim kam evidentuar tre periudha kryesore që për nga zhvillimet urbane paraqesin tipare të ndryshme. Periudha e parë nga krijimi i qytetit deri në vitin 1944, periudha e dytë në vitet 1945 – 1990, dhe periudha e tretë nga viti 1991 deri në 2016.

Periudha e parë nga krijimi i qytetit deri në vitin 1944, është evidentuar në ketë punim si periudhë e parë kjo pasi përsa i përket 3 nënsistemeve paraqesin luhatje të ndjeshme në tiparet e tyre. Për shembull, përsa i përket nënsistemit funksional fillimisht aktivitet kryesor ekonomik ishte kryesisht tregtia, më pas kjo hapësirë morri tipare të tjera dhe kaloi në një etapë ku zhvillimi ekonomik ishte administrativo – tregtar, si dhe u zhvilluan bizneset dhe dyqanet e parë dhe në vitet e fundit të kësaj periudhe zhvillimi ekonomik dhe punësimi ishin kryesisht të mbështetur tek punësimi në administratë.

Periudha e dytë nga viti 1945 – 1990 është evidentuar si periudhë më vete kjo kryesisht bazuar në zhvillimet popullatave dhe në nënsistemin fizik. Përsa i përket të parës kemi një rritje të popullsisë rreth 800% nga viti 1944 deri në 1970[3], ndërsa për nënsistemin fizik mund të themi se qyteti u zgjerua shumë përsa i përket sipërfaqes, me rreth 150%, në të gjithë drejtimet por më tepër drejt veriut dhe jugut duke ndjekur gjurmën e rrugës nacionale Korçë – Leskovik.

Periudha e tretë nga viti 1991 – 2016, ka si tipar zhvillimet popullative dhe nënsistemin funksional. Në ketë periudhë kemi migrim dhe emigrim masiv nga qyteti. Nënsistemi fizik pothuajse nuk pëson ndryshime. Periudha nga krijimi deri në vitin 1944 Para vitit 1944 nuk ekzistonte asnjë lloj industrie. Në periudhën 1920 – 1924 në Kolonjë ka pasur 4 hotele dhe 2 hane. Të dhënat e para për popullsinë e qytetit të Ersekës janë ato të vitit 1928 ku sipas një libri të botuar nga sekretari i përgjithshëm i këshillit të ministrave të asaj kohe Teki Selenica thuhet se pas largimit të andartëve grekë nga Shqipëria juglindore qyteti i Ersekës kishte ngelur vetëm me 27 shtëpi dhe 112 banorë. Nuk dihet saktësisht sa banorë ka pasur përpara këtij viti por dihet se si pasojë e luftës një pjesë e banorëve u largua ose u vranë. Më poshtë është ilustruar me foto qyteti i Ersekës në vitet ’20. Figura nr. 1 Qyteti i Ersekës në periudhën e mbretit Zog. Përsa i përket ndryshimeve strukturore dhe hapësinore në ketë periudhë mund të themi se ato ishin tepër të larmishme. Toka në hapësirën urbane kishte përdorim kryesisht për bujqësi, dhe shumë pak në aktivitete të tjera. Numri mesatar i ndërtesave në ketë periudhë luhatej midis 15 – 20 ndërtesa banimi mesatarisht, ndërsa si godina shërbimesh 1 – 2 godina. Banesat ishin kryesisht të ulëta dhe pjesa më e madhe e tyre ishin me 2 kate. Çatitë e ndërtesave ishin relativisht të pjerrëta, si pasojë e klimës. Ato ishin të ndërtuara me dërrasa guri. Në qendër ndërtesat ishin pranë njëra – tjetrës, ndërsa me largimin drejt periferisë distanca midis tyre vinte duke u rritur.

Marre Nga: florjanamane.wordpress.com/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *